Zidane i telefonon Cristiano
Ronaldos: Reali ka nevojë për ty

Zidane i telefonon Cristiano<br />Ronaldos: Reali ka nevojë për ty
Trajneri Zinedine Zidane ka telefonuar Cristiano Ronaldon për ta bindur të qëndrojë tek Real Madrid.

Zhurma e madhe që ka përfshirë të ardhmen e yllit portugez ka bërë që të përfshihet direkt edhe trajneri i Real Madrid.

Zidane mund të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e portugezit i cili duket se është i vendosur të largohet nga Real Madrid sipas portugezes A Bola.

Ylli portugez ndihet i persekutuar pas hetimit për evazion fiskal dhe mendon se Real Madrid nuk e ka mbrojtur sa duhet dhe në këtë situatë trajneri francez ka qenë i pari që ka telefonuar Ronaldon.

Zidane i ka thënë Ronaldos se Real Madrid ka nevojë për të dhe që ai ta rishohë vendimin që mesa duket ka marrë.

Mesazhi i Zidane ishte i qartë për Ronaldon dhe trajneri ka një ndikim të madh tek portugezi.

Ka dy ditë që merkato zien pas lajmit të dhënë nga A Bola se Ronaldo e ka vendosur që të largohet nga Real dhe nga Spanja.

Shumë klube po bëjnë gati ofertat për ta marrë Ronaldon por nga ana tjetër edhe Real Madrid po bën gjithçka që Ronaldo të qëndrojë në Bernabeu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria