Legjenda e futbollit francez, Zinedin Zidan ka këshilluar bashkëkombasit e tij që t’i kushtojnë vëmendje të posaçme Andes Iniestës, i cili mund t’i shkaktojë problemet më të mëdha “Gjelave” në ndeshjen çerekfinale.
“Iniesta është një futbollist jashtëzakonisht i mirë. Ndikimi i tij në lojën e kombëtares spanjolle është shumë i madh. Ai më kujton veten, vetëm se është paksa më i dobët në peshë. Në media është krijuar bindja se spanjollët nuk janë në nivelin e tyre më të mirë, por as ata nuk e kanë të lehtë kur kundërshtarët mbrohen me të gjitha forcat" tha Zidane.
"Për mendimin tim ata përkundër të gjitha rrethanave, në ecurinë e deritanishme të Evropianit kanë treguar lojëra shumë të mira”, ka theksuar Zidan. Ndeshja ndërmjet Francës dhe Spanjës do të zhvillohet më 23 qershor.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com