Pas përfundimit të ndeshjes së Real Madrid përballë italianëve të Napolit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se “Los Balncos”, zhvilluan një lojë fantastike, por ndeshja mbetet ende e hapur pas shënimit të golit nga Napoli.
“Ishte një ndeshje fantastike, më erdhi keq për golin e shënuar nga Napoli por skuadra arriti të kthente sërish rezultatin duke siguruar fitore. Mendoj se ishte rezultati i duhur dhe se ndeshja mbetet ende e hapur”, është shprehur Zidane.
Ndërkohë trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka deklaruar se skuadra do të provojë ta përmbysë rezultatin e marrë në Spanjë dhe se ai mendon se një përmbysje është e realizueshme.
“Në ndeshjen e kthimit do të provojmë ta përmbysim rezultatin, nuk na lejohet të bëjë më asnjë gabim pasi kjo do t’i japë mundësinë kundërshtarëve të shënojnë. Mendoj se një përmbysje e rezultatit në Itali është e mundur”, është shprehur Sarri.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com