Zinedine Zidane largohet nga pankina e Real Madrid. Pas 2 vitesh e gjysëm si trajner I Real Madrid ku ka fituar 9 trofe dhe 3 Champions League radhazi Zidane lë pankinën e Real Madrid si triumfator. Lajmi që ishte si një bombë për lojtarët e skuadrës dhe Presidentin Perez është zyrtarizuar nga vetë francezi në një konferencë për shtyp në Madrid.

Nuk do të jem më trajner i Real Madrid, ky është moment I duhur për të lënë skuadrën e cila ka nevojë për një ndryshim që të vijojë të fitojë. E di që ky është një vendim që tifozët nuk do e kuptojnë por mendoj se kjo është më e mira

Zidane

Ndërsa Presidenti Florentino Perez sqaroi se ishte një vendim i papritur edhe për të por ai mbështet vendimin e trajnerit. Zidane morri drejtimin e Real Madrid në 4 janar të vitit 2016-të dhe diti të triumfojë plot 9 herë me tre Champions League, dy Botërorë Klubesh, dy Superkupa Europe, një La Liga dhe një Superkupë Spanje. Ish-futbollisti Guti, trajneri i Tottenham Pochetino dhe ai i Gjermanisë Lëv janë kandidatë potencial për ta zëvendësuar.