Zidane rinovon me Realin dhe 3 vite:
Jam gati për sfidën me Barcelonën

Zidane rinovon me Realin dhe 3 vite:<br />Jam gati për sfidën me Barcelonën
Zidane ka rinovuar edhe tre vite me Realin me dyfishim page nga 4 në 8 milionë euro në edicion, ndërsa përpos tij ka zgjatur kontratën edhe ISCO.
 
“Jam shume i lumtur për besimin që më është dhënë, jam i lumtur edhe qe kemi  bërë një punë të mirë duke arritur objektivat tanë, të cilët mbeten të njëjtët edhe në këtë sezon.
 
Do të luftojmë për të fituar cdo titull, edhe pse gjithnjë ka ulje dhe ngritje, duhet ta shfrytëzojmë këtë stad për të vijuar sukseset tona.
 
Gjithsesi, pavarësisht rinovimit tim për tre sezonet e ardhshme dicka është e sigurt, se unë dhe Reali nuk do të diskutojmë kurrë. Për sa i takon ndeshjes se pare të Superkupës mund te them se Chistiano është gati.
 
Eshtë kthyer nga pushimet dhe ka punuar shume gjate këtyre 5 ditëve të fundit. Të gjithë jemi gati. Për sa i përket Barcelonës, mendoj se këdo qe do te vendosin ne vend te Neymar do te luaje mjaft mire, do të japë maksimumin, por Neymar është Neymar, asnjë nuk mund ta zëvendësoje atë” deklaroi ai. 
 
Zidane ka fituar 6 tituj deri me tani, dy trofe te Champions Leagues, dy Superkupa te Europes, nje titull te La Ligas dhe trofeun ne Boterorin per Klube.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema