Shkrimtari shkodran Zija Çela u vlerësua sot me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti Bujar Nishni.
Motivacioni për dekoratën e shkrimtarit ishte: “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist”.
“Shpirti i madh dhe i dhembshur i shkrimtarit Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqipe”, u shpreh kreu i shtetit.
“Ai shfaqet jo si prozatori më i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm. Ky vizion i tij ndaj realitetit të sotëm shqiptar si dhe përtej tij, duke kapërcyer kohë, me mënyrën e tij origjinale të ekspresionit narrativ, perceptimi dhe filozofia origjinale mbi gjithësinë, fryma gjithherë e pranishme e dashurisë përballë urrejtjes, e jetës përballë vdekjes, janë këto cilësi që e bëjnë atë shkrimtar të dashur për lexuesit shqiptarë”, theksoi Presidenti.
Nishani tha gjithashtu se “presim prej tij akoma vepra po aq të arrira, si ato që ka realizuar deri tani, të cilat do të jenë burim frymëzimi i brezave të rinj dhe arkiv i denjë i fondit më të lartë shqiptar në Bibliotekën tonë Kombëtare”.
Rreth dy javë më parë, Zija Çela prezantoi edhe librin e tij më të ri “Princi i buzëqeshjes”, në 70-vjetorin e lindjes.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com