MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë me bimë medicinale në Mamurras. Përpos dëmeve në biznes, ka shkaktuar dhe ndotje në qytet.
Siç shihet në pamje, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke djegur gjithë magazinën, në pronësi të Arif Dacit, 66 vjeç, banues në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet për defekt në sistemin elektrik të magazinës, megjithatë, shkaqet dhe rrethanat e plota pritet të përcaktohen në përfundim të hetimeve.
“Rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, në qytetin e Mamurrasit, dyshohet se si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit A. D., 66 vjeç, banues në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale”, njofton Policia.
Zjarrfikeset kanë arritur të neutralizojnë flakët, duke mos lejuar përhapjen në objekte të tjera të zonës.












Komente
Komento