Vlorë/ Defekt në kabinën elektrike, zjarr në Radhimë! Largohen flakët nga shtëpitë e bizneset, aktive vatra në kodër! U rrezikua edhe karburanti

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu sot pasdite Radhimën në Vlorë është vënë nën kontroll. Pranë vatrës së zjarrit ka pasur edhe banesa e biznese, por aktualisht është shmangur rreziku prej tyre.

Aktive është vetëm vatra e zjarrit në kodra, për të cilën po punohet. Flakët të ndihmuara nga era fillimisht u përhapën drejt një karburanti aty pranë, por tashmë është shmangur rreziku iushpërthimit të tij. Sipas prefektit Flamur Mamaj shkak i zjarrit dyshohet se është kabina elektrike e cila ka pësuar defekt dhe ka bërë shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 zjarrfikëse dhe po mbajnë situatën nën kontroll. Ende nuk bëhen me dije për dëmet materiale që mund të ketë shkaktuar zjarri.

Flakët kanë detyruar autoritetet lokale të njësisë OSSHE që të ndërpresin energjinë elektrike për arsye sigurie. OSHEE e kontaktuar nga Report Tv bëri me dije se energjia është rikthyer brenda disa minutash në Radhimë dhe Jonufër. Vlora ka qenë prej javësh një prej epiqendrave kryesore të vatrave të zjarrit, dhe vetëm disa disa ditë më parë, situata atje është vënë nën kontroll.

Prej ditësh vendi jonë është në "luftë" me flakët dhe duket ese vetëm shiu i vjeshtës do mund t'i shuajë përfundimisht. Prej 15 ditësh pyjet në Majën e Rrunës vijojnë që të digjen, ndërkohë situata paraqitet kritike pasi flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shmëri.

Ministria e Mbrojtjes njofton se për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Në fshatin Thirre në Mirditë, në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve nga toka, megjithatë situata nuk është problematike. Ndërkohë në të gjithë vendin ka disa vatra aktive por nuk ka rrezik në banesa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Prefekti i Vlorës: Shmanget rreziku nga banesat dhe bizneset në Radhimë! Kabina ka patur defekt, lëshoi shkëndijë

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka bërë me dije se është shmangur rreziku pranë banesave në Radhimë, pasi disa vatra zjarri janë vënë nën kontroll. Ai thekson se aktive tani është vetëm vatra në kodër.

"Siç e shikoni situata këtu në Radhimë është qetësuar. Zonat e rrezikut pranë hoteleve janë eliminuar, tani kemi vetëm vatrën sipër në kodër.Të menaxhosh zjarrin në zonat e banurar ka vështirësi. Falenderoj banorët që u angazhuan. Duhet mirëmenaxhuar situata.

Sot kemi patur defekt në një kabinë e cila ka lëshuar shëndijë në një terren të papërshtatshëm për tu ruajtur nga zjarri. Të ketë një ndërhyrje masive të gjerë në këtë zonë,  të bimësisë dhe ferrave pasi vazhdon të jetë  e rrezikshme si zonë pasi ka shumë mjete që lëvizin."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim