TIRANË - Për afro 20 minuta një zjarr i qëllimshëm në zonën e parkut të liqenit ka shkaktuar dëme material duke djegur me 10 pisha.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ku dyshohet se shkak i këtij zjarri është vënia e qëllimshme nga persona të cilët duan të hapin hapësira në zonë për aktivitete tregtare dhe në më pak se dy muaj ky është zjarri i 10-të në zonë.
Nga uniformat blu janë shoqëruar pesë të rinj të dyshuar për këtë ngjarje ndërsa po kryhen hetimet. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë 3 shërbime zjarrfikëse dhe zjarri është shuar plotësisht.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com