TIRANE- Automjeti personal i shefit të patrullave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës Ferit Saliasi është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në afërsi të bulevardit “Bajram Curri”.Hetimet për këtë rast kanë nisur si një zjarrvënie e qëllimshme për shkak të detyrës ndërsa flakët kanë përfshirë dhe një automjet tjetër të parkuar aty pranë. Dëmet material janë të konsiderueshme.

Dëmtimet më të mëdha ka pësuar mjeti me targa AA 107 EO në pronësi të efektivit të policisë, ndërsa pjesërisht është dëmtuar dhe makina me targa TR 6360 K.

makina e shefit te shqiponjave

makina e shefit te shqiponjave
 Foto të tjera..

Deklarata
Burime nga policia thanë se Ferit Saliasi, në deklaratën e tij ka thënë se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i kësaj ngjarjeje, dhe se nuk ka asnjë emër konkret si të dyshuar. “Nuk kam asnjë njeri si të dyshuar, pasi nuk kam pasur konflikte me asnjë. Nuk kam as emra të personave si të dyshuar”, mësohet të ketë thënë efektivi Saliasi në deklaratën e tij. Ndërsa, i kontaktuar nga Shqiptarja.com, komandanti i Repartit “Shqiponja” në Tiranë, tha se ishte në shërbim në momentin që ka ndodhur ngjarja, dhe se lajmin e ka marrë nga salla.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 minuta kur unë isha në shërbim. Lajmin e mora nga salla pasi më morën në telefon dhe kur pash që në flakë kishte rënë makina ime, aty nuk dija çfarë të mendoja dhe ngela i befasuar”, tha Saliasi.

Ndërsa pyetjes nëse ai ka të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, efektiva tha se “Kam 11 vjet që punoj në polici, dhe në Repartin “Shqiponja” kam vetëm dy muaj që kam filluar. Nuk kam pasur përplasje me njeri dhe nuk kam se kujt t’i vë gishtin, dhe nuk e kam idenë se kush ka qenë i interesuar për të bërë diçka të tillë”.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)