'Zjarr, merr batanije të lagur dhe nxirri jashtë!' Familja me 10 anëtarë në Korçë apel për ndihmë: Pamë tmerr me sy

KORÇË- Prej dy netësh, 10 anëtarë të familjes Rrapo në qytetin e Korçës, 6 prej tyre fëmijë,  ndodhen në qiell të hapur. Banesa e tyre është shkrumbuar totalisht nga një zjarr i fuqishëm i rënë rreth orës pesë e gjysmë të mëngjesit të datës 28 tetor.  

Në momentin që banesa ka marrë flakë, familja ka qenë në gjumë dhe ishin britmat e fëmijëve dhe një fqinji të tyre që dha alarmin e rënies së zjarrit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

"Në momentin që ra zjarri ne ishim në gjumë. Dëgjoj nipin që po qante. U ngrita të shikoj se çfarë kishte. Shikoj unë babanë dhe nipin të mbytur në flakë. Komshinjtë të tërë na ndihmuan. Të gjithë bënë të pamundurën deri sa nxorëm fëmijët", tregon një nga anëtarët e familjes", u shpreh djali i vogël i familjes.

"Shikoj tym në fillim. Zjarr i them atij shokut. Vaso shpejt i them unë. Zjarri ishte në shkallë. Nusja po thërriste në kat të pestë. I them shokut merr një batanije të lagur dhe nxirri të tërë jashtë. Iku me vrap. Edhe i biri i familjes nëpër zjarr i mori dhe i nxori poshtë", tha komshiu.

Dimri çdo ditë e më shumë po ofron, ndërkohë kjo familje nuk ka një strehë të ngrohtë për t'i përballuar ditët e ftohta. E vetmja mundësi për ta, për t'u ngrohur, janë batanijet të cilat jua kanë dhënë komshinjtë dhe një zjarr të cilën ata e ndezin në ambient të hapur ku edhe kanë fjetur për dy netë me radhë. Të ndodhur në këto kushte dhe duke mos pasur asnjë mundësi për riparimin e shtëpisë kjo familje apelon për ndihmë.

"Ndodhi ngjarje shumë e rëndë në familjen tonë. Ne jemi familje shumë e varfër. Bëhemi shumë vetë në shtëpi. Gati 10 vetë. Me shumë fëmijë të vegjël e baba të sëmurë. Kërkojmë ndihmë nga bashkia. Zotit kryetar. Këtu jashtë rrimë. Shumë ftohtë. Patëm ndihma nga komshinjtë. Na kanë ndihmuar me kuverta, me gjëra sepse ne na u dogj gjithçka. Nuk mund të jetosh më në atë shtëpi. Nuk hyhet në shtëpi se është ndërhyrja zi", shprehet djali i madh i familjes.

"Tani kërkoj shumë ndihmë. Kam një vajzë 2 vjeçe që po rri rrugëve. Kam babanë sëmurë", tregon nusja.  

Ndër të tjera familja Rrapo tregon se punonjës të bashkisë kanë shkuar tek banesa për të verifikuar dëmet por iu është komunikuar se duhet të presin për shkak të procedurave. Deri atëherë ata duhet të shpresojnë që dimri të vazhdojë të vonohet.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë