Zjarr në bjeshkët e Deçanit, gjendja alarmante

Zjarr në bjeshkët e Deçanit, gjendja alarmante
Gjendje alarmante në Dukagjin nga zjarri që ka përfshirë Bjeshkën e Madhe të Deçanit dhe Batushën e Junikut

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Deçanit. Sipas drejtorit të shërbimeve publike Admir Hasani është kontaktuar Qendra e Situatës në Qeveri, mirëpo është marrë vendimi për mosndërhyrje deri në mëngjes për shkak se terreni është shumë shkëmborë dhe paraqet rrezik të madh. 

Drejtori për Shërbime publike ne Deçan, Admir Hasani ka deklaruar se zjarrin ka arritur ta shuajnë vetëm afër Manastirit të Deçanit.

Kapter Muhamet Xhafa, nga Qendra e Situatës, ka deklaruar se janë dërguar ekipe në atë pjesë të Dukagjinit, mirëpo sipas tij ekipet nuk kanë mundur të afrohen dhe janë kthyer. 

Sipas banorëve, zjarri është duke shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe ka vënë në rrezik edhe banorët e tjerë përreth. Ata janë ankuar për mosinteresim të autoriteteve për ta shuar zjarrin.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Deçan, ka raportuar se në fshatin Dashinofc, zjarri ka përfshirë një shtëpi, mirëpo nuk ka rrezikuar asnjë jetë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë