DELVINE- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv pyjesh në zonën e quajtur Lefkalcum në rrethin e Delvinës.
Zjarri i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e banorëve të zonës ka shkrumbuar një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha, ndërsa nuk është prekur masivi me gështenja që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë shkuar 3 makina zjarrëfikëse për të mundësuar vënien nën kontroll të zjarrit, i cili i favorizuar dhe nga era rrezikon një pjesë të ullishtave të fshatit.
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa mësohet së zjarrëfikëset ende nuk janë nisur drejt vendngjarjes për mungesë të karburantit.
Zjarri ka shkaktuar djegien e tre hektarëve kullota, ndërsa banorët me mjete rrethanore janë përpjekur të vënë flakët nën kontroll.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com