Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Cereshnik në qytetin e Maliqit, ku nga flakët është djegur një sipërfaqe e madhe pyje dhe shkurre.
Strukturat e Bashkisë së Maliqit janë angazhuar për fikjen e flakëve, ndërkohë që ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.
Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo kanë qenë temperaturat e larta ato që e kanë shkaktuar atë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com