Një zjarr ka përfshirë një nëndetëse bërthamorë Ruse gjatë riparimit teknik të saj në kantierin detar të Severodvinsk. Shkaku i zjarrit në nëndetësen "Orel" mendohet se lidhet me punimet e saldimit të nëndetëses.
Zjarrfikësit mundën të fundosin nëndetësen bërthamore duke vënë kështu nën kontroll flakët.
Nga të dhënat mësohet se kjo anije shërbente për transportin e armëve bërthamore, por në momentin e shpërthimit në të nuk ka pasur ngarkesë. “ Nëndetësja nuk ka pasur armë luftarake në bore, pasi ajo nuk do të ishte në proçes riparimi nëse do të kishte armë”, është shprehur Zhitomirsky, pjesë e këtij kantieri.
Autoritetet portuale bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë të lënduar apo të vdekur nga shpërthimi.
Ekuipazhi dhe punonjësit e nëndetësës janë larguar menjëherë nga nëndetësja bëjne me dije ata.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com