TIRANË - Një magazinë është përfshirë nga flakët, gjatë mbrëmjes së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe sipas policisë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarri ka rënë në një magazinë në Vaqarr, ndërsa në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar efektivët e zjarrfikëses, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët e rëna.

Policia dhe zjarrfikësit janë duke hetuar shkaqet se nga ka rënë zjarri, ndërsa parapakisht thuhet se ngjarja është aksidentale.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)