Rikthehet fenomeni i çdo stine vere, ai i zjarreve në toka dhe pyje në jug të vendit. Qarku i Fierit ka regjistruar zjarrin e dytë për këtë verë, në harkun e 24 orëve. Kodrat me ullishte në fshatin Radostine janë përfshirë nga flakët, ku u dogjën mbi 300 mijë rrënjë ullinj dhe vreshta si dhe një hektarë e gjysmë tokë.
Zjarri është përhapur në territorin përreth i ndihmuar edhe nga era që ka përfshirë ditën e sotme këtë zonë duke mbajtur për katër orë nën presion dhe terror banorët e fshatit.
Për zjarrfikësit ishte e vështirë të ndërhyhet për të marrë nën kontroll situatën për shkak të terrenit të vështirë për automjetet zjarrfikëse.
Oficerët e policisë gjyqësore të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë filluar hetimet për zbuluar shkakun e zjarrit. Banorët e fshatit Radostinë shprehen se janë çobanët e staneve ata që vendosin zjarret qëllimisht pasi kërkojnë të hapin kullota të reja për bagëtitë.
/Shqiptarja.com

VIDEO