TIRANË- Në orët e vona të natës në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një mjet i parkuar.
Sipas informacioneve, makina ishte në pronësi të qytetarit me iniciale A.A.
Deri në këto momente policia dyshon se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Komento