Zjarr në lagjet Piraj dhe Gajush në Lezhë, Gjini: Rrezikohen banesa, dyshohet se janë vënë qëllimisht (VIDEO)

Lezhë- 2 vatra zjarri janë aktive që prej mesditës së sotme në qytetin e Lezhës. Një zjarr fillimisht ka rënë në lagjen “Nënë Tereza” pranë shkollës 9-vjeçare që ndodhet në këtë lagje,por fatmirësisht është shuar në kohë nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë që 2 vatra të tjera janë aktive në lagjet Piraj dhe Gajush. Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Drejtuesi i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë, Martin Gjini, në një prononcim për Report Tv, ka thënë se zjarret në këto dy lagje janë një rrezik për banesat.

Flakët rrezikojnë banesat që janë aty pranë, ndërkohë që zjarrfikëset janë shprehur për Report Tv, se vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në rrethin e Lezhës ka patur mbi 6 vatra zjarri, të cilat me kapacitetet e dobëta që ka kjo drejtori janë të pamundura për t’u vënë nën kontroll. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, por ende nuk ka të dhëna për autorët e zjarrvënies.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Kreu i Zjarrfikëseve në Lezhë flet për zjarret: Situata problematike në 2 lagje, i kanë ndezur banorët

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë, Martin Gjini, në një lidhje telefonike për Report Tv, ka sqaruar se në lagjen Nënë Tereza zjarri është fikur. Gjini ka thënë se situata është problematike në lagjet Piraj dhe Gajush, ndërkohë që përgjatë gjithë ditës ka patur disa vatra të cilat janë vënë nën kontroll.

Gjatë gjithë ditës së sotme kemi pasur shumë raste zjarresh në parcela të ndryshme, shkurre, ferra, objekte të ndryshme. Edhe tani jemi nisur për aksion në fshatin Piraj ku rrezikohen banesa. Gjithashtu në Gajush ka një zjarr që rrezikon banesat. Në lagjen Nënë Tereza është eliminuar zjarri, kemi ndërhyrë menjëherë, dhe jemi larguar drejt fshatit Piraj.  Në këtë moment, në fshatin Gajush rrezikohen banesa, por është nisur automjeti për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ka patur zjarr në Kovel, Dajç, Nënë Tereza, në Tale, në Shën Koll, Gajush dhe Piraj. Ka disa vatra zjarri. zjarret ndihmohen edhe nga era, janë vënë nga banorët.

Martin Gjini, kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki