KORÇE - Magazina e kimikateve të trikotazhit në qytetin e Korçës është përfshirë mesditën e sotme nga zjarri. Shkak për këtë mësohet se është bërë një reaksion kimik duke shkaktuar djegien e kimikateve  të cilat janë të magazinuara në bidona plastike.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të policisë dhe Inspektoriati i Mjedisit për të mbajtur situatën në kontroll ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses ka qënë e panevojshme pasi kimikatet digjen në vetvete dhe nuk mund të shuhen.
 
Situata u paraqit mjaft e rënduar për shkak të djegies së kimikateve clirohet acid sulfurik duke rrezikuar jetën e banorëve përreth.
 
Janë pikërisht banorët të cilët pohojnë se edhe pse e kanë ngritur shpesh si shqetësim askush nuk ka marë masa për largimin e tyre jashtë qendrave të banuara.
 
Ngjarja u regjistrua në lagjen 9 të qytetit të Korçës ndërsa situata po mbahet nën kontroll nga inspektoriati i mjedisit dhe uniformat blu. 

 
zjarri


Redakisa Online
(g.f/Shqiptarja.com)