Zjarr në Ministrinë e Brendshme

Zjarrfikeset te Ministria e Brendshme

TIRANE-Mbrëmjen e sotme ka rënë një zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. Ngjarja është shënuar rreth orës 20:45 minuta. Burime për Shqiptarja.com pohojnë se vatra e zjarrit ka qenë afër dhomave të serverit të sistemit TIMS.

Sipas të dhënave të para u raportua se zjarri u shkaktua nga disa kabuj elektrik si pasojë e një defekti. Flakët janë shuar pas ndërhyrjes me shpejtësi të zjarrfikëses.

Policia njofton se shërbimet e Sigurisë sapo konstatuan tym ndërhynë duke shkëputur energjinë elektrike, ndërsa shton se pas verifikimeve ka rezultuar se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.

Sipas policisë të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

  • Sondazhi i ditës:

    A është rimëkëmbur ekonomia juaj familjare pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Gjonaj: Gjyqtarët dhe prokurorët e larguar nga vettingu të dalin përballë drejtësisë, pasuria e tyre të sekuestrohet