Zjarri ka përfshirë një banesë në një pallat shumëkatësh në lagjen Gjevdet Nepravishta në afërsi të spitalit të Lushnjes.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se banorët e zonës, pasi kanë parë flakët, kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve Lushnje ka bërë që jo vetëm të izolohen flakët në banesë në katin e tretë por edhe të mos përhapen në apartamentet e tjera.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e zjarrit, ndërkohë që paraprakisht mësohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar i ka vënë flakën në disa vende objektit dhe është larguar.

Po sipas burimeve nga policia dyshohet se 40 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht po punohet për gjetjen e tij, pasi sapo i ka vënë flakën banesës është larguar.