Një 70- vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Fatkeqësisht i moshuari Thoma Lilo, tetraplegjik nuk ka mundur të dalë nga banesa.
Zjarri që dyshohet se u shkaktua nga shkëndija elektrike shkrumboi plotësisht banesën në lagjen “Osman Haxhiu”, ku 70-vjecari gjendej i vetëm.
‘Morëm njoftim se në këtë banesë ka zjarr. Është një banesë e vjetër. Kur mbërritën forcat zjarrfikëse zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe mbi çati. Fikëm zjarrin u futëm brenda dhe konstatuam se një person ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit në momentin kur është përhapur zjarri. Dyshohet se ka qenë moshë e madhe. Shkak do të ketë qenë përdorimi i një ngrohëses apo ndonjë shkëndije elektrike.’- u shpreh një zjarrfikës.