Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat të Qarkut të Dibrës.
Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Në terren ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, së bashku me punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë të qëllimshme.
Shkaqet e plota të rënies së zjarrit pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve kompetente.
Komente









