Zjarr në një klub nate në Spanjë, 13 të vdekur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një zjarr, që ka shpërthyer në një klub të natës në qytetin Murcia në juglindje të Spanjës.

Zjarri shpërtheu në zonën turistike, përkatësisht në klubin Teatre, që gjenden në sheshin Atalaya, rreth orës 6.

Videoja e shpërndarë në internet tregon flakët që shpërthejnë mbi ndërtesë dhe tymin e  dendur e të errët që derdhet nga dritaret e saj të mëdha.

Autoritetet e atjeshme thonë se numri i viktimave mund të rritet. Ekipet emergjente janë vënë në kërkim të personave të zhdukur, por që gjendeshin në atë hapësirë në momentin kur shpërtheu zjarri.

Katër persona gjenden në spital për shkak të thithjes së sasisë të madhe të tymit. Deri më tani mbetet e paqartë shkaku i zjarri që shpërtheu.

Në anën tjetër, janë publikuar pamjet e pasojave të zjarrit në këtë klub të natës në Spanjë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë