Rusi/ Zjarr në një ndërtesë afër Moskës, 8 të vdekur

Rusi/ Zjarr në një ndërtesë afër Moskës, 8 të vdekur

Ndërtesa që u përfshi nga flakët

MOSKË -Të paktën 8 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë zyre pranë Moskës. Bilanci i viktimave bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse Tass.

 Deri tani raportohet se një person u shpëtua pasi zjarri shpërtheu në Fryazino, rreth 25 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus.

Sipas BBC, dy persona kanë humbur jetën pasi u përpoqën të shpëtonin veten duke u hedhur nga dritarja dhe gjashtë të tjerë u vranë brenda ndërtesës për shkak të shembjes së shkaktuar nga flakët.

Imazhet e publikuara në internet tregojnë tymin që mbulon pjesën e sipërme të ndërtesës tetë katëshe, e cila në të kaluarën, sipas Tass, strehonte Institutin Kërkimor Platan dhe industrinë e mbrojtjes.

Një deklaratë për agjencinë nga Ruselectronics, një organizatë elektronike në pronësi ruse, tha se ndërtesa ka qenë në pronësi private që nga vitet 1990.

Guvernatori i rajonit, Andrey Vorobyov, konfirmoi se një 34-vjeçar u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe se dy zjarrfikës gjithashtu kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Për momentin nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin. Sipas një dëshmitari okular flakët kanë shpërthyer në katin e gjashtë të pallatit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Po përgatisim 'planin' për t'i dhënë fund luftës me Rusinë

Zelensky: Po përgatisim 'planin' për t'i dhënë fund luftës me Rusinë