Një cigare e lënë ndezur nga pronari i banesës dyshohet se është shkaku i zjarrit që ra në katin e parë të një pallati në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit të Lezhës.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën në flakë ku ndodheshin kryefamiljari me vajzën e mitur, ndërsa është bërë edhe evakuimi i banorëve të pallatit.
“Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori Man Sinani.
Për shkak të tymit, 8 banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pronari i apartamentit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.
Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...
Man Sinani, administratori i pallatit ku ra zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, tregon se ishte ai që vuri re flakët në katin e parë ndërsa zbriste shkallët. Ky moment ndodhi rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të shtune, fill pas të cilit njoftoi menjëherë policinë e zjarrfikësen.
“Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori.
Disa prej banorëve kanë marrë lëndime të lehta dhe kanë pësuar asfiksi, por pa rrezik për jetën. Administratori thotë se fillimisht u shqetësua se mos kishte ndonjë bombol gazi.
“Zjarri nisi që në katin e parë këtu që duket nga shkallët. Një person më thirri, u temba nëherë se mendova mos ka ndonjë bombol gazi. Zjarrfikësja e policia kanë ardhur urgjentisht”, tha Sinani.











Komente
Komento