Një zjarr ka përfshirë një pallat 10 katësh në zonën e njohur si “Shallvaret” në Tiranë, ku flakët janë përhapur në disa apartamente dhe një lokal.
Mësohet se një fëmijë është dërguar në spital për shkak se është asfiksuar nga tymi, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar të tjerë.
Të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar nga banesat e tyre për të shmangur ndonjë lëndim të mundshëm nga flakët.
Forcat e policisë dhe 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre të mëtejshme.
Momentalisht mësohet se zjarri ka nisur në një nga apartamentet në katet e para dhe është përhapur më pas në një lokal.
Ende nuk dihen shkaqet e shkaqet e rënies së zjarrit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com