Një zjarr ka rënë mesditën e së shtunës në periferi të qytetit të Vlorës, pranë ish-fushës së aviacionit.
Si pasojë e flakëve dhe erës, zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me barishte të thata dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat që ndodhen në afërsi të zonës.
Banorët shprehen se situata të tilla përsëriten për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe pastrimit të territorit nga barërat e thata. Sipas tyre, Bashkia Vlorë dhe strukturat përgjegjëse duhet të ndërhyjnë në kohë, pasi gjatë sezonit të verës këto hapësira kthehen në burim të vazhdueshëm rreziku për banorët.
“Ky është shteti. Vendi është barut. Këtu vit për vit 5-6 herë ky problem është. Kanë ardhur ato të pastrimit, pastruan cik këtu dhe ikën. Problem këtë punë kemi. Ka një javë që merr zjarri”, tha një prej banorëve.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar mjetet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbajtjen e flakëve nën kontroll.
Komente











Bruna Mersini kur shkojne dhe dizinfektojne punetoret nje kazan plerash duhet ti bejne video qe ta publikoje si arritje te madhe ne rrjetet sociale gje qe eshte nje detyre ndaj taksapaguesve sepse e paguajne ate sherbim dhe shume sherbime te tjera qe nuk behen , keta nuk pastrojne ne asnje lagje sidomos ne ato qe nuk i mer qendra ose kungomarja , cdo gje behet vetem per fasade dhe pasojat jane keto zjarre , permbytje etj etj dhe asnje nuk mban pergjegjesi
Përgjigju