Një situatë e vështirë raportohet në zonën e Përlatit ne Mirdite, ku një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të zonës pas përplasjes së telave të energjisë elektrike, të shkaktuar nga era e fortë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga kushtet e motit. Në terren po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe për mbrojtjen e banesave, ndërsa rrezik paraqitet edhe për shkollën e fshatit.

Banorët e zonës janë angazhuar në ndihmë të forcave në terren për përballimin e situatës.


Lajmi kryesor:

10 vatra aktive zjarresh në vend/ Situatë kritike në Daias të Tiranës, ndërhyet me 2 helikopterë! Flakët në Parkun Kombëtar të Lurës u afrohen banesave (VIDEO)