Teksa shumë vende në Shqipëri janë përfshirë nga flakët, policia vijon punën për zbulimin dhe vënin përpara përgjegjësisë autorëve të zjarrvënieve.
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga R. D., një person i cili i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në vendin e quajtur "Kodrat e Kalipasë". Në gjendje të lirë po procedohet, 15-vjeçari i cili i vuri zjarrin mbeturinave duke rrezikuar kështu disa prona në fshatin Golem.
Në praga ka rënë edhe 44-vjeçari Artan Sina në Kavajë pasi ka djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht një magazinë me prodhime bujqësore. Edhe 57-vjeçari Ramiz Stafasani në Krujë i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Kodra e Teqes", dhe si pasojë po procedohet penalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Deri më tani policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë 26 persona të cilët i kanë vënë zjarrin një sipërfaqe toke, muajin e fundit në vendin tonë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
Shkaktoi zjarr aksidentalisht, procedohet një 57 vjeçar në Krujë, i vuri flakën një sipërfaqe toke, në pranga një 44-vjeçar në Kavajë
Në Krujë, aksidentalisht 57-vjeçari Ramiz Stafasani, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Kodra e Teqes", në Krujë dhe si pasojë po procedohet penalisht.
Në këtë sipërfaqe toke të ndodhur në fshatin, Borizanë janë djegur disa pemë frutore.
Policia e Kavajës, ka arrestuar 44-vjeçarin Artan Sina pasi ka djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht një magazinë me prodhime bujqësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kruje dhe Kavajë, për veprime të mëtejshme.