Zjarr në spitalin Ukrainas të COVID-19

Zjarr në spitalin Ukrainas  të COVID-19

Katër njerëz janë vrarë në Ukrainën jugore pasi një zjarr shpërtheu në një njësi spitali për pacientët me COVID-19.

Ministria e Brendshme e Ukrainës. Njoftoi se një mjek i ri dhe tre pacientë vdiqën nga flakët në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin Klinik Rajonal të Sëmundjeve Infektive në Zaporizhia.

Dy pacientë të tjerë morën djegie dhe helmime nga produktet e djegies.

Zjarri shpërtheu pak para mesnatës së të enjtes në katin përdhes të spitalit pesë katësh, ku pacientët po trajtoheshin nga simptoma akute të frymëmarrjes prej COVID-19.

Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe menjëherë punuan për evakuimin e tetë personave nga flakët, përfshirë dy pacientë të plagosur. Autoritetet thonë se zjarri u vu nën kontroll dhe u shua nga ora 00:19 me orën lokale.

Një hetim është hapur për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

Zelensky tha se gjëja më e frikshme ishte se kjo tragjedi ndodhi në spital, në një vend ku njerëzve u jepet shëndet. Ai theksoi se shteti do të jetë më vigjilent në mënyrë që të parandalojë të tilla situata në të ardhmen.

Muajin e kaluar, të paktën 15 njerëz u vranë pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi pensioni të parregulluar në qytetin lindor të Ukrainës Kharkiv.

Ndërkohë, në Rumaninë fqinje, një zjarr vdekjeprurës në një spitalin e Bukureshtit vrau të paktën pesë vetë javën e kaluar.

Qindra njerëz protestuan jashtë Ministrisë së Shëndetësisë të Rumanisë, duke kërkuar dorëheqjet e presidentit, ministrit të shëndetësisë, dhe shefit të urgjencave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë