Tregu i veshjeve dhe sendeve të përdorura është përfshirë me flakët mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri janë përfshirë disa tezga dhe rroba të përdorura.
Punonjësit e zjarrfikëses kanë mundur të izolojnë flakët pa patur pasoja më të mëdha përreth pasi është një zonë mjaft e populluar dhe ka shumë banesa dhe biznese afër tregut. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.
Zjarri në treg ka rënë rreth orës 21:00 ndërsa ndërhyrja e punonjësve zgjati afërsisht 1 orë pasi terreni ku kishte rënë zjarri ishte i vështirë dhe duhej ndërhyrje e shpejtë që të mos futej brenda tregut dhe të sillte pasoja akoma më të mëdha.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)