Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Burimet e Report TV bëjnë me dije se zjarri dyshohet të ketë nisur nga disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të godinës.

Fillimisht flakët janë neutralizuar me fikëse dore nga vetë punonjësit e policisë, ndërsa më pas në vendngjarje është thirrur edhe zjarrfikësja për arsye sigurie.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë mbingarkesa në rrjetin elektrik.

 

lajm në përditësim...