Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi.
Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.
Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.
Lajmi kryesor:
Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)










