Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se muzeu do të jetë një hapësirë e dedikuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, duke u shndërruar në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për qytetarët dhe vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe me Muzeun Kombëtar të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë që do të rrëfejë historinë dhe lidhjen e hershme të qytetit me liqenin, lumenjtë dhe lundrimin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Muzeu i Lundrimit është pjesë e projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit në Shkodër, një nga qytetet me historinë më të pasur të lundrimit në Shqipëri.











Komente
Komento