TIRANE- Një zjarr i madh ka shkaktuar panik tek banorët e zonës së Qytet Studentit në Tiranës. Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët e rëna rreth orës 15:20, pranë Poligonit.
Fillimisht zjarri ka rënë te shkurret dhe barishtet te Poligoni, ndërsa më pas i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi duke përfshirë dy banesat që janë shkrumbuar. Po ashtu zjarri ka rrezikuar edhe Poligonin e qitjes që ishte shumë pranë vatrës së zjarrit. Fatmirësisht ky poligon ka shpëtuar nga flakët pasi në të kundërt mund të kishte pasoja shumë të rënda për shkak se është i mbushur me municione luftarake. Burime nga zjarrfikësit bëjnë me dije se dyshimet e para janë se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkurreve dhe flakët janë përhapur më pas me shpejtësi për shkak të erës.
Banorët me mjete rrethanore, janë munduar të shuajnë zjarrin dhe më pas ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja. Report Tv sjolli pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa Tirana është mbuluar nga shtëllungat e tymit.
Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët që ranë pasditen e sotme pranë Poligonit tek Qytet Studenti. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme pas flakët kanë djegur një pjesë të madhe të dy banesave.
Nga flakët është rrezikuar edhe Poligoni i Qitjes pranë zonës ku në të ka shumë municione. Nëse ky poligon do të merrte flakë, pasojat do të ishin shumë të rënda dhe mund të kishte edhe viktima. Flakët kanë rrezikuar edhe një pallat 10 katësh, por fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar flakët.
Komente

