Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme pranë zonës së Pashalimanit në Orikum.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset nga Vlora, të ndihmuara edhe nga forca dhe mjete nga Himara.

Për momentin nuk ka rrezik për banesat, por era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve që po djegin shkurre, ferra dhe dru. dhe po e vështirëson punën e zjarrfikësve.

Forcat në terren po punojnë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet.

Ndërkohë, era e fortë rrëzoi disa pisha në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht rrugën drejt Zvërnecit. Policia Rrugore dhe zjarrfikësit ndërhynë, prerë pemët dhe rikthyen qarkullimin normal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishat në pyllin e Sodës, bllokohet qarkullimi drejt Zvërnecit (VIDEO)

Si pasojë e erës së fortë, disa pisha ranë mbi rrugë në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit te Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.