GREQI - Një zjarr masiv ka përfshirë sot pyjet që ndodhen rreth 55 kilometra në perëndim të Athinës, pranë autostradës në drejtim të Peloponezit, ju shumë larg zonave të banuara, theksuan zjarrfikësit.
Flakët gjigante janë nxitur nga erërat e forta që arrinin deri në 50 kilometra në orë, ndërkohë që tymi i shkaktuar nga zjarri ishte i dukshëm dhe në kryeqytetin grek. Sipas mediave greke, vatra e fuqishme e zjarrit ka shkrumbuar rreth 100 shtëpi, ndërsa janë evakuar banorët e zonës së prekur.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhjetëra zjarrfikëse, pesë avionë dhe dy helikopterë. Problematike ka qenë situata në pyllin me pisha në malin Gerania, një lokalitet turistik mjaft i preferuar në Kineta. Pavarësisht një përmirësimi të luftës kundër zjarrit, zjarret në pyje mbeten të vazhdueshme në Greqi gjatë stinës së verës.
Greqia është goditur nga një valë e të nxehtit që prej së dielës ndërkohë që shërbimet meteorologjike kanë parashikuar temperatura deri në 37 gradë Celsius për Athinën dhe 41 gradë Celsius në pjesën qendrore të vendit.
Greket sjan rracist o ti “trimi” jemi ne shqiptaret racist kunder tyre gje qe ata i ben te kundervihen. Sbesoj te kesh shkuar ndonjeher ne greqi kur te shkosh ather do e kuptosh sa mir sillen ata me ne shqiptaret e qe jemi ne qe sillemi racist me ta
PërgjigjuGJYNAH
PërgjigjuHahahahahahaha!
PërgjigjuGreket vertet qe Jane nje popull rracist e vk.... por kjo seshte per te qe shut. Mund te ndodhe kudo