Zjarre në malet e Kosovës

Zjarre në malet e Kosovës
Kanë vazhduar edhe mbrëmë zjarret në Bjeshkën e Sharrit. Vatrat e reja të zjarreve të shfaqura në fshatrat Buqë e Rrapq kanë vështirësuar edhe më tej situatën, si pasojë e terrenit të papërshtatshëm.

Derisa ende nuk flitet për dëmet e shkaktuara, policia ka iniciuar hetime për të verifikuar nëse zjarret në këto fshatra ishin të qëllimshme. Rënia e temperaturave i ka favorizuar autoritetet dhe qytetarët për vënien nën kontroll të situatës në vendin e quajtur Koretniku 2. 

Ndërkaq, në bjeshkët e komunës së Deçanit, situata është më e qetë. Edhe në këtë zonë, rënia e temperaturave ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të zjarreve. Në bjeshkën e Strellcit të Deçanit janë djegur më shumë se 150 hektarë pyje dhe u është bërë thirrje KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës që të reagojnë sa më parë. Zjarre dje ka pasur edhe në komunën e Gjilanit, por ato janë lokalizuar shpejt. Në këtë komunë vlerësohet se janë djegur mbi 200 hektarë pyje. 

Kosova nuk ka helikopterë dhe aeroplanë për shuarjen e zjarrit, përkundër që ka Forcën e Sigurisë me njësitin e emergjencës dhe zjarrëfikësit.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi