TIRANE - Në lidhje me zjarret në vend, Fryma e Re Demokratike ka akuzuar institucionet përgjegjëse për menaxhimin e tyre, por edhe Presidentin e Republikës se po hesht dhe po tregohet indiferent para zgjidhjes së situatës.
“Të shqetëson indiferenca e të gjitha institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatës, heshtja e Presidentit të Republikës, pa-aftësia dhe pasiviteti i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, mos-angazhimi i strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Rendit me qëllim minimizimin e dëmeve”, lexohet në deklaratën e FRD-së.
Në reagimin e saj nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Fryma e Re Demokratike, tha se”përbën një dëmtim të parikuperueshëm të pasurisë kombëtare”, ndërsa shpreh shqetësim në lidhje me mosreagimin e institucioneve përgjegjëse.
Të tilla situata, sipas FRD, përsëriten çdo vit, ndërsa i vetmi aksion për menaxhimin e tyre, janë justifikime dhe politizime të panevojshme.
Sipas FRD-së, duhet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me përfaqësues edhe të qeverisjes lokale, me qëllim koordinimin dhe marrjen e masave për shuarjen e zjarreve.
“Në të njëjtën kohë si vend anëtar i NATO-s duhet urgjentisht t'i kërkohet aleancës dhe vendeve mike anëtare që të na ndihmojnë me logjistike (makineri dhe pajisje të përshtatshme) për shuarjen e zjarreve”, përfundon deklarata e Frymës së Re Demokratike.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com