TIRANE - Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, tha sot në një konferencë për shtyp, se nga mbi 300 vatra të shfaqura në vend, aktualisht janë vetëm 33 aktive, ndërsa thekoi se në krahasim me një vit më parë situata është 30 % më e lehtë.
Sipas Ollit, këto vatra janë në kontroll si nga ajri ashtu edhe nga toka, ndërsa shtoi se përgjithësisht ato ndodhen “në zona të thepisura malore në veri, veri-lindje të vendit”, ku dhe ndërhyrja është më e vështirë.
Në lidhje me zjarrvëniet e qëllimshme, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli tha se “55 autorë janë kapur dhe janë vënë para drejtësisë”, ndërsa duke bërë një krahasim me situatën e zjarreve në botë, Olli tha se në Shqipëri nuk ka pasur asnjë dëm të pronave private apo të jetës njerëzore.
Ndërkaq, Olli foli edhe për reagimet e opozitës mbi zjarret në vend, duke i quajtur ato deklarime virtuale pa lidhje me atë që ndodh në realitet. Sipas Leonard Ollit, opozita nuk e njeh këtë realitet që çdo qytetar prek përdit.
“Të bësh kritizerin nga poltrona e shtëpisë është mjaft e lehtë, por të zbresësh me këmbë në tokë, të njohësh realitetin dhe të jetosh me shqetësimin e tij është një alternativë që opozita nuk e njeh”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com