'Mbrojtja' në alarm nga zjarret, shkresë bashkive dhe policisë: Emergjencë, merrni masa! Zbuloni autorët

TIRANE-Vatrat e zjarrit në disa bashki të vendit në javët e fundit kanë vendosur në lëvizje institucionet. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, strukturë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes i ka drejtuar sot dy shkresa respektive 61 bashkive, 12 prefektëve dhe Policisë së Shtetit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cilëson situatën mjaft emergjente duke kërkuar koordinim dhe reagim të shpejtë. Zjarret, ministria i cilëson të qëllimshme dhe për këtë arsye kërkon zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve, pasi kjo sipas saj do të ulte numrin e raste.

"Sipas të dhënave paraprake, kjo periudhë problematike për zjarrvënien e qëllimshme për marrjen e masave për përballimin e zjarreve. Zjarret kanë krijuar situata emergjente, duhet bashkërendim dhe koordinim strukturash. Merrni masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret

Pushteti vendor të japë informacion në kohë reale për shfaqjen e vatrave të zjarrit. Bashkitë të zhvillojnë trajnime detyruese për punonjësit për situatat e zjarreve. Bashkitë të mbajnë në gatishmëri dhe të përdorin të gjitha kapacitetet zjarrfikëse. Në bazë të ligjit, bashkitë, vullnetarët dhe vetë qytetarët, janë kapacitetet për shuarjen e vatrave të zjarrit".

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i kërkon policisë së shtetit në mënyrë emergjente që të zbulojë autorët. "Të merren masa për zbulimin e autorëve të zjarreve, qofshin ato me dashje apo dhe nga pakujdesia. Zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Zbulimi i autorëve ul numrin dhe madhësinë e zjarreve. Ndëshkimi i autorëve ndërgjegjëson qytetarët se zjarrëvenia është krim. Koordinim me pushtetin lokal dhe kryepleqtë për identifikimin e autorëve. Të ndiqen me prioritet zjarrvëniet duke informuar publikun për autorët e tyre".

Në javët e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri në Gramsh, Peqin, Shëngjin, Rubik, Kukës, Himarë, Divjakë, Fushë Krujë, Shkodër, Berat, Fier, etj. Ende disa vatra janë aktive. Në disa prej rasteve janë zbuluar autorët duke u arrestuar.

Në harkun kohor të dy muajve në Shqipëri janë regjistruar mbi 100 vatra zjarri ndërsa disa prej tyre kanë vazhduar për disa ditë, çka ka sjellë e reagimin e zv/kryeministrit Erion Braçe duke i cilësuar si pjesë e një skeme mafioze për ndërtime aty ku vihet zjarri.

Por paçka vatrave e flakëve masive ende as policia e shtetit as prokuroria apo shërbimi informativ shtetëror nuk e ka zbardhur këtë skemë apo autorët dhe urdhëruesit e flakëve të cilët duke kamufluar piromanët pas temperaturave të larta përfitojnë pronat publike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?