Zjarret në Greqi, ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që humbën dokumentet

Zjarret në Greqi, ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që humbën dokumentet

Foto ilustruese

Emigrantët shqiptarë, të cilët humbën dokumentat e identifikimit gjatë zjarreve që ranë në 23 korrik në Attika të Greqisë, do të ripajisen me to dhe se shpenzimet do të mbulohen nga ambasada shqiptare në Athinë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada shqiptare me anë të një postimi në Facebook.

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrik në – Attika se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Shkruan Ambasada shqiptare në Facebook

Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare në Athinë. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.

Njoftimi i Ambasadës shqiptare shpjegon edhe një herë vendimin e marrë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë