Zjarret në Greqi/ Shkon në 88 numri i viktimave, konfirmohet edhe vdekja e dy binjakeve

Zjarret në Greqi/ Shkon në 88 numri i viktimave, konfirmohet edhe vdekja e dy binjakeve

Pamje nga kërkimet

Greqi-Pas zjarreve që pushtuan Greqinë disa ditë më parë, bilanci i personave që kanë humbur jetën është thelluar duke bërë që numri i të vdekurve të shkojë në 88.

Nga personat e lënduar, 46 po marrin ndihmën e parë në spitale, 9 të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ngjarja më tragjike e gjithë fenomenit ka qënë “varri masiv” i 26 personave të cilët u gjetën të djegur të gjallë në një restorant. Në të njëjtën vendndodhje u konfirmua edhe vdekja e dy motrave, të cilat u gjetën të përqafuara me gjyshërit e tyre.

(Dy binjaket dhe gjyshërit e tyre)

Lajmi për vdekjen e tyre është konfirmuar nga vetë investiguesi I familjes, i cili bëri me dije nëna e vajzave u kërkua në morg për të bërë një analizë AND-je me trupat e gjetur, analizë që doli pozitive.

Rasti i vajzave ishte një prej historive të dhimbshme që bëri bujë në mediat greke dhe të huaja pasi mendohej se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri.

Ndërkohë që shkon në dy numri i shqiptarëve të vdekur. Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se viktimat janë Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës dhe Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka