KALIFORNI- Tërbimi i zjarrit të madh që ka përfshirë Kaliforninë s’ka të ndalur, pritet që të zgjas përgjatë gjithë muajit gusht.
Sipas njoftimit të zyrtarëve nga ky shtet këtë të martë, zjarret në Mendenico kanë përfshirë një hapësirë prej 117 mijë e 639 hektarësh – territor gati sa Los Angeles.
Departamenti për Mbrojtje të Pyjeve dhe Zjarrit bëjnë me dije se gati një e treta e hapësirës me flakë është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.
Të palodhur dhe me dëshirën e madhe për të kontrolluar flakët, zjarrfikësit janë duke ndaluar 18 vatrat kryesore të zjarrit gjithandej shtetit, në mes erërave të forta dhe lagështisë së vogël.
Këtë të hënë ky zjarr është shpallur si më i madhi që ka përfshirë Kaliforninë në histori.
Zyrtarët kanë deklaruar se do t’u duhet edhe mesi i gushtit për të shuar zjarrin, por që tani ata thonë se u duhet kohë deri në fillim të shtatorit.