Teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e pushimeve vendi ynë është përfshirë nga disa zjarre në zona të ndryshme të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Për këtë arsye ministria e mjedisit ka zhvilluar një konferencë për masat e ndërmarra për parandalimin e rasteve të tjera.

Ministri Lefter Koka tha se është aktivizuar sistemi i vrojtim sinjalizimit bazuar në një skemë efikase menaxhimi. Nga të dhënat e raportuara për rastet e zjarrvënieve të qëllimshme ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme.

"Duke marrë në konsideratë situatën e krijuar gjatë viteve të mëparshme problemeve shqetësuese të shkaktuara prej zjarreve por dhe bashkëpunimin e frutshëm të një viti më parë është hartuar një plan pune i përbashkët operacional me ministrinë e puneve të brëndshme. Ku është përfshirë dhe shtabi i emergjencave civile. Është vënë në gadishmëri të plotë e gjithë baza materiale dhe logjistike egzistuese"- tha Koka 

Të dhënat e shfaqjes se zjarreve gjatë sezonit të verës në vite tregojnë se mbi 90% e rasteve të zjarreve janë të qëllimshme ose njerzore dhe pjesa tjetër janë faktorët natyrorë që kanë ndikur në rënien e zjarreve
  
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)