Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive dhe 4 në mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes tha se sot do angazhohen 90 forca ushtarake në bashkitë Bulqizë, Mat, Shkoder dhe Tiranë.
Aktive prej afro një muaji mbetet vatra e zjarrit në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës por nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Vajkal të Bulqizës, flakët vijojnë prej disa ditësh në një siperfaqe me shkurre dhe dëllinja. Edhe në Lundre të Matit zjarri po djeg nje sipërfaqe të madhe pyjore.
Pranë Urës së Shtrenjtë në Shkodër, sot ka rënë zjarr në terren të thepisur dhe po punohet për izolimin e tij.
Nën mbikëqyrje vijojnë vatrat në Qafën e Helmës te Bulqizës, Qafën e Lugut, në Korçë, malin e Qukësit ne Prrenjas dhe Zhejë të Kurbinit. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
Lajm në përditësim….










Komente
Komento