Protesta në bulevardin qëndror të Tiranës do të vijojë të qëndrojë pa një kokë drejtuese dhe në ditët që do të vijnë, dhe këtë sipas organizatorëve ‘nuk e luan as topi’!
Këtë e ka bërë të ditur publikisht një nga pjestarët e grupit organizator, Dritan Goxhaj, përmes një letre të gjatë publike të lexuar në shesh, e cila më shumë dukej si një produkt i Inteligjencës Artifiaciale, se sa i këtyre hartim-shkruesve të përhershëm!
Goxhaj, për të gjithë ata që nuk e njohin është ai “Avni Rustemi” që kërcënon për zgjidhjen e situatave politike dhe rrëzimin e pushtetit me ‘pumbin kokës’, iu përgjigj përplasjeve brenda grupit organizator të protestës, me mesazhin e ‘huazuar’ nga shoku Enver “uniteti i çelniktë, është plumb për armikun”. Pra sipas tij, uniteti në shesh është forca e çdo qytetari në protestë dhe se do të qëndrojnë dhe në vijim të gjithë të bashkuar derisa regjimi të bjerë. Kjo ka rëndësi!
“Të qëndrojmë të bashkuar, të mos biem në provokime dhe akuzave të mos t’i përgjigjemi me akuza. Nuk jemi këtu për të luftuar njëri tjetrin, por për të ndryshuar një sistem që për 36 vite ka mbajtur peng jetët tona dhe rrezikon të mbajë peng edhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Uniteti është forca jonë dhe të gjithë së bashku do të qëndrojmë të bashkuar derisa ky regjim të bjerë”, tha Goxhaj, duke paralajmëruar njëherësh se nuk do të këtë ‘hallakatje’ qëndrimesh.
Njëherësh, njeriu që e mendon veten ndoshta si ‘koka’ e protestës mbi 90-ditore në bulevardin qëndror të kryeqytetit, është shprehur se përgjatë këtyre ditëve ka pasur tentativa për ta përçarë, por nuk ia kanë dalë, duke këmbëngulur që nuk do këtë drejtim të qendërzuar edhe ën ditët në vijim! “Nuk ia dolën sepse protesta jonë nuk ka pronar dhe nuk ka ardhur të ngrejë një njeri mbi të tjerët. Kërkuan që kjo protestë të ketë një kokë, që të prihet ose blihet. Po kjo nuk ka asnjë në krye. Të gjithë jemi njësoj. Nuk jemi këtu për ambiciet e dikujt apo të hapim parti të re por të shkërmoqim sistemin. Nuk duam rrotacion por ndryshim, një sistem të ri”, tha Goxhaj në komunikatën drejtuar protestuesve, në emër të grupit organizator. Duke këmbëngulur se nuk do të ketë kjo protestë kurrë një kokë drejtuese sipas tij!
Në krye të herës, ajo që nuk kuptojmë ne, por dhe një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në protestë, të cilët po ‘firojnë’ një nga një, duke e braktisur atë, me argumentin se ‘nuk është protesta në të cilën kemi marrë pjesë, është një lëvizje pa kuptim dhe në kaos’, pra ajo që ne nuk po kuptojmë është se kush e ka mandatuar Goxhajn të flasë në emër të protestuesve, cili organizëm u mblodh, hartoi deklaratën për ta lexuar dhe kush ia dha në dorë për ta hedhur para protestuesve!
E themi këtë, pasi një ndër akuzat kryesore që “revolucioni Flaming’ në fillim, dhe protesta ditët e tjera në vijim, ndaj qeverisë she kryeministrit Rama ka qënë arroganca në sjellje dhe veprim, mungesa e transparencës në marrjen e vendimeve, duke premtuar se rrëzimi i kësaj klase politike do të sillte që në krye të herës që, gjithçka që do të ndërmerret në emër të popullit do të jetë transparente dhe në dritën e diellit!
Por faktikisht, në emër të protetuesve, pa i pyetur fare, ka qënë pikërisht njëri nga organizatorët, ka deklaruar prerë se “s’do të ketë kurrë një kokë drejtuese’ lëvizja në bulevardin në qendër të kryeqytetit! Pra, njerëzit do të vijojnë të vërtiten rrugëve të Tiranës çdo pasdite, edhe me pesë vetë nëse do ta sjellë nevoja, por ama nuk do të ketë drejtim, nuk do të ketë lider, dhe për pasojë nuk do të ketë asnjë lloj formatim politik për të qënë alternativë për rrëzimin e socialistëve nga pushtetit, sikurse pretendojnë se janë ngritur në protestë!
Dhe ajo çfarë është më e keqja, është se këta zëdhënësit e protestës po e amplifikojnë shumë këtë vendim për të mos pasur as kokë drejtuese dhe as një alternativë të re apo parti politike, duke e quajtur si një vendim brilant që po eviton përçarjen apo mundësinë e ‘eliminimit të kokës së udhëheqjes’ nëse do të zgjidhej një lider! Janë vërtetë të lumtur për lënien e protestës pa kokë drejtuese, e cila ka nisur të krahasohet dhe nëpër ‘meme’-et e hedhura në faqet e humorit apo nëpër rrjetet sociale, si lëvizja e një ‘pule pa kokë’!
Gjithsesi, ata që e quajnë veten grup organizator, pavarësisht se nuk e pranojnë me zë të lartë, vijimësinë e protestës dhe me numra të ulët, po mundohen ta justifikojnë me pritjen për rifillimin e shkollës dhe pjesëmarrjen e studentëve! Njësoj sikurse deklaruan mbështetjen nga diaspora, e cila rezultoi një mbështetje fundjavave të korrikut dhe gushtit nga veprimtarët e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, të cilët paraditën bëni plazh e pasdite xhiro nepër bulevard në Tiranë!
Vendimi për të vijuar protesta në bulevard, pa grup drejtues të indentifikuar dhe të zgjedhur me vullnetin e protestuesve si dhe pa një lider real, ngre shumë dilema për të ardhmen e kësaj lëvizjeje, e cila që në ‘preambulën’ e saj ka rrëzimin e kryeministrit Rama, dhe më pas zhdukjen nga qarkullimi të këtij sistemi politik dhe pika të tjera të cilat nuk është nevoja për t’i përsëritur!
E themi këtë sepse një qeverisje rrëzohet me votë! Dhe që shqiptarët të votojnë duhet të kenë përballë një alternativë, pra dhe një alternativë të re, për të bërë llogaritë dhe kalkulimet nëse ia vlen të zhvendosin votën nga PS e nga PD, drejt kësaj alternative që mund të kishte lindur në bulevard, apo të qëndrojnë sërish në traditcionalen, duke ia dhënë sërish shansin dy partive të mëdha për të garuar mes tyre për sa më shumë bashki apo deputetë në Kuvendin e ardhshëm!
Pyetja është shumë e thjeshtë: Për kë do të votojnë protestuesit e bulevardit të kryeqytetit, në mugesë të krijimit të një lëvizjeje politike apo partie të re politike, teksa kanë vendosur të vijojnë pa organizim?! Pasi qytetarët do të votojnë për dikë, sepse ata që kanë dalë në protestë janë qytetarë të angazhuar nuk janë ‘zona gri’ e elektoratit! “Paneli gri” që synojnë të tërheqin në votime partitë politike është ajo pjesa e heshtur dhe e matur, që vendos në momentin e fundit për kë voton, ose nuk del fare në zgjedhje! Protestuesit nuk bëjnë pjesë në këtyë ‘zonë gri’!
E ngremë këtë pyetje sepse të deklarosh që në krye të herës se ‘revolucioni’ po realizohet për rrëzimin e Ramës nga pushteti dhe dërgimin në ‘konservim’ të tërë klasës politike, dhe të mos kesh një parti politike apo lëvizje që ta votosh për qëllimin për të cilin je ngritur, është jo vetëm një absurditet por dhe paraqitet me shumë naivitet para shqiptarëve! Nuk bën sens!
Duke e ditur se epoka e revolucioneve, sidomos në Evropën e zhvilluar, pra përmbysjet me dhunë, ka përfunduar me kohë dhe vakt, aq më tepër që këta që janë në bulevard nuk kanë as ‘sy’ për këtë punë, janë shqiptarë në fund të herës që s’kanë bërë kurrë revolucion, e vetmja mundësi është vota për të pretenduar largimin e kësaj klase politike! Dhe këtë mundësi e heq vetë me vendimin për të qënë pa kokë drejtuese dhe pa organizimi politik deri në fund! Nuk përjashtohet mundësia që dhe vetë këta ‘revolucionarët’, përmos atyre neomarksistëve të paktë të Qorit, pritet të votojnë në të ardhmen për PS dhe për PD, pavarësisht mllefit të shfaqur në Bulevard kundër tyre! Në fund të herës, pasi tashmë janë çliruar nga mllefi, do të votojnë traditcionalisht!
Prova e parë elektorale erdhi! Në maj të vitit të ardhshëm kemi zgjedhjet e përgjithshme për pushtetin vendor! Dhe sipas vendimit të protestës për të mos pasur organizim politik, sepse kështu evitohet përçarja, në garën zgjedhore do të jenë sërish dy partitë e mëdha, PS e PD, do të jetë dhe Gonja, Tiku dhe Qori, si dhe parti të tjera pa elektorat! Kjo treshja e partive të reja, zor se merr ndonjë votë, pavarësisht përpjekjeve për të marrë kontrollin e ‘revolucionit’. Kështu që votat do të ndahen mes Ramës, i cili nuk ka lëvizur nga 800 mijë votave mbështetje që ka pasur, dhe Berishës i cili duam apo nuk duam ne, ka grupimin më të madh dhe tek protesta në bulevard! Kuptohet, dominimi i sigurtë në të gjitha bashkitë, do të jetë nga ana e PS!
Në fund të herës çfarë fitoi protesta?! Lirinë për të protestuar?! Ajo s’ka munguar kurrë, nën qeverisjen e socialistëve, dhe mbi të gjitha nën qeverisjen e Ramës! Madje Rama është ‘target’ i lehtë për t’u sulmuar, për të protestuar kundër tij! Eshtë i butë Rama, sikuerse kanë qënë gjithnjë socialistët! Ndryshe është Berisha, që jo vetëm të rreh por dhe të vret e ta zhduk fare ‘rracën’! Siç ka ndodhur me Remzi Hoxhën që e zhduku dhe nuk dihet ku i ka eshtrat, siç ka ndodhur më 28 maj 1996 kur rrahu keqas opozitën po socialiste dhe gazetarët, siç ka ndodhur gjatë tërë qeverisjes së tij, me pikën më të lartë të dhunës, vrasjen e 4 demonstruesve të opozitës socialiste të asaj kohe, më 21 janar 2011! Zgjedhjet erdhën, protesta vijon pa kokë! Rama vijon të ketë mbështetje si kryeministër, jo vetëm brenda vendit por dhe nga vendet e BE dhe SHBA!










Komente
Komento