Zjarret në vend, Basha: Rama i heq helikopterin ushtrisë, e përdor për udhëtimet e tij

Zjarret në vend, Basha: Rama i heq helikopterin ushtrisë, e përdor për udhëtimet e tij

Foto e postuar nga Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reguar në lidhje me zjarret që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Teksa shpreh mirënjohjen për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë për punën që po bëjnë për shkuarjen e zjarrit, Basha hedh akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Rama. Sipas tij, Rama i heq helikopterin luftës së përballjes me flakët për ta përdorur atë për udhëtimet e tij.

Ndër të tjera, Basha shkruan se vendi ynë nuk ka fonde dhe mjete për të përballuar situatat emergjente sepse shteti përdoret si instrument për individët e privilegjuar dhe jo për qytetarët.

"Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij. Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi. Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët", shkruan Basha. 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 04/08/2021 09:51

    OPozite e lodhur.Keni humbe shpresen pe r besim te sovranit.

    Përgjigju
  • Enverdjali: 04/08/2021 08:54

    O Toc kuklle po edi rama nuk eshte i nivelit tend qe te levizi me helikoptere ushtrie. Ai ka airalbanian qe jane avione boing e kupton ti lulush i kujt niveli te larte eshte ai?

    Përgjigju
  • Plaku: 04/08/2021 08:32

    U zgjove Luli,shuaj zjarin ne SHQUP,leri te tjerat se nuk ke mend per te dhene....

    Përgjigju
  • Plaku: 04/08/2021 08:32

    U zgjove Luli,shuaj zjarin ne SHQUP,leri te tjerat se nuk ke mend per te dhene....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat

'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat